1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Perëndimi po do një zgjidhje me çdo kusht, Quint’i më kërkoi takim urgjent

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se përfaqësuesit e Quint’it i kanë kërkuar takim urgjent, duke thënë se Perëndimi po dëshiron një zgjidhje me çdo kusht.

Duke komentuar propozimin franko gjerman Vuçiq tha se është një propozim shumë i vështirë për Serbinë dhe se pret një propozim të ri.

“Pres të shoh propozimin e ri, ndoshta do të na japë një shans”, tha Vuçiq.

Ai thekson Perëndimi dëshiron ta zgjidhë çështjen e Kosovës sa më shpejt.

“Presioni ndaj Serbisë do të rritet sepse të gjithë duan t’i jepet fund sagës së Kosovës, në mënyrë që të mos shqetësohen me përgjigjet që duhet t’u japin rusëve dhe kujtdo që i referohet asaj. Fuqitë perëndimore duan ta zgjidhin atë. Ata nuk do të zgjedhin mënyra dhe mjete për të arritur atje”, tha Vuçiq.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së Escobar se arritja e një marrëveshjeje është çështje javësh, Vuçiq thotë se këtë e ka dëgjuar në shumë biseda dhe nuk beson se është realiste.

Sipas tij, Prishtina duhet ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img