7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq për takimin në Ohër: Pse më ftojnë në dasmë kur dhëndri dhe nusja nuk janë?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kushtëzon avancimin e zbatimit të propozimit evropian me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç la të kuptohet se nuk shkon atje për bisedime serioze.

“Do të shkoj në Ohër dhe do t’u them të njëjtën gjë që ju them dhe ju, sepse ju mendoni se ata nuk dëgjojnë ose nuk e dinë se çfarë po them. Dikush duhet të ma shpjegojë se çfarë kuptimi ka kjo, përse më ftuat në një dasmë ku nusja dhe dhëndri nuk duken askund, nuk po e kuptoj kuptimin, pra është diçka që më duket se nuk ka kuptim, por mua kjo po më pengon dhe nga pak më shqetëson që shoh që të gjithë heshtin dhe askush nuk do të reagojë, por do ta shohim ne serbët ndoshta do të jemi sërish fajtor për diçka. Pra, më lejoni t’iu them se në të gjitha bisedat që kam pasur dhe në të gjitha ato, nuk është vetëm çështje e insistimit tonë, është çështje e bisedimeve që kemi pasur për asociacionin e komunave serbe, është parakusht për çdo bisedim për çdo gjë, domethënë një kusht pa të cilin nuk mundemi të ecim përpara.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img