3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq për takimin e 14 shtatorit: Takim i vështirë, jo për shkak të Kurtit por përfaqësuesve të BE-së që e mbështesin Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se më 14 shtator, në vazhdim të dialogut në Bruksel, e pret një takim i vështirë, jo aq për shkak të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, por për shkak të përfaqësuesve të BE-së, të cilët, sido që të thonë, gjithmonë mbështesin pavarësinë e Kosovës.

Pas takimit të liderëve në kuadër të Procesit Bërdo-Brion të mbajtur në Shkup, Vuçiq ka folur për pritjet nga takimi i ardhshëm në Bruksel dhe ka theksuar se deri më tani asnjë takim në kuadër të dialogut nuk ka qenë i lehtë.

“Dhe kjo nuk është për shkak se po flasim me Kurtin, por me përfaqësuesit e Brukselit, të cilët e dimë se çfarëdo që të thonë, gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës, në një mënyrë apo në një tjetër. Prandaj këto bisedime janë gjithmonë të vështira për ne, por çfarë të bëjmë”, ka theksuar Vuçiq.

Ai bëri të ditur se të enjten në Bruksel do të ngrejë çështjen e një sulmi tjetër, të tretën me radhë, në shtëpinë e familjes së kthyer Janaçkoviq. Ata do të kërkojnë përgjigje dhe vazhdimin e paraburgimit për të gjithë serbët që u arrestuan dhe nuk u liruan, si dhe për incidente të tjera kundër popullit serb në Kosovë.

“Të gjitha këto do të jenë pyetje të enjten, unë do të insistoj për këtë, do të shohim se cila do të jetë përgjigja. A pres diçka pozitive, jo, por e jona është të përpiqemi t’i zgjidhim problemet duke folur. Nuk do të përdornim kamxhik si Kurti, që tregon se sa i fortë është”, tha Vuçiq, duke iu referuar mesazhit të kryeministrit të Kosovës se “është e pamundur të ndash Serbinë nga Rusia pa kamxhik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img