-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Përpjekje për luftë hibride ndaj Serbisë, po i kryejmë hetimet tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se ishte një tentativë për sulm hibrid ndaj Serbisë. 

“Ata (Prishtina) akuzuan menjëherë Beogradin dhe Serbinë se qëndronin pas saj. Beogradi dhe Serbia nuk e kishin idenë për këtë dhe askush nuk duhet të shqetësohet, nuk ka një gjë të tillë, sepse nuk mund të provoni diçka që nuk ekziston” – ka thënë ai.

“Unë do të deklaroj se çfarë kanë shpikur dhe gënjyer. Nuk ka Beograd. E kush është atje, do ta shohim më vonë. Kemi dyshime të caktuara, hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendojmë se kemi disa informacione se kush mund të jetë autori”, por nuk do ta informojmë publikun. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me pjesën profesionale të EULEX-it dhe me pjesën e Policisë së Prishtinës, KFOR-in, për ata që duan të dinë të vërtetën, jemi aq të hapur sa të dhënat mund t’i marrin të gjithë, madje edhe Prishtina,.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img