Vuçiq ka thënë se takimi me Merkel ka zgjatur rreth 40 minuta, dhe brenda kësaj periudhe ata kanë debatuar gjatë edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.
“Disa minuta para ceremonisë, Merkel dëshiroi që ne të flisnim. Ne folëm për gati 40 minuta. Folëm për çështjet e rajonit, marrëdhëniet bilateral, dialogun dhe gjëra të tjera”, ka thënë ai.
Vuçiq po ashtu tha se Gjermania është konsistente në qëndrimin e saj për Kosovën, mirëpo se sipas tij kjo qëndrueshmëri ekziston edhe tek përkrahja për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së.
Presidenti serb tha se gjatë kësaj vizite ka diskutuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin mirëpo pa specifikuar temat e folura.
Ndërkaq, siç tha ai para gazetarëve, ka pasur edhe një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili sipas tij e ka lavdëruar populin serb.
“Ai tha se Serbët janë një popull i madh dhe se unë përfaqësoj njerëz të mrekullueshëm. Unë jam shumë krenar sepse ai është njeriu i dytë më i fuqishëm pas Putinit”, tha ai,.
Në Paris është duke qëndruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.