Site icon PrishtinaPress

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: I domosdoshëm themelimi i Asociacionit dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar sot përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka theksuar domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri.

Ai ka deklaruar në Instagram se takimi me Lajçakun ka qenë konstruktiv dhe shumë i drejtë.

“E theksova domosdoshmërinë e formimit të Unionit të Komunave Serbe, mbajtjen më urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe kërkova mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbia të përmbushë detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare në respekt të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Kartës së OKB-së”, tha Vuçiq.

Exit mobile version