Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se integrimi evropian i Serbisë është i lidhur me Kosovën.
Ai ka deklaruar kështu pasi e ka përfunduar takimin e me Miroslav Lajçak në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, tutje ka shtuar se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë në nivelin teknik dhe se ai pret që Lajçak të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën së shpejti.
Lajçak atje do të takohet edhe me Kurtin ndaras ku do të bisedojnë për dialogun.
Takimët e sotme do të shërbëjne si përgatitje për takimin e përbashkët që do të mbahet pas disa ditëve në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Brukseli.
Takimit në nivel të lartë do t’i paraprijë një takim në nivel kryenegociatoresh të Kosovës dhe Serbisë.
Kosova në këtë nivel prezantohet nga zv-kryeministri i parë, Besnik Bislimi.
Deri më tani janë zhvilluar dy takime në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.