Vuçiq ka thënë se serbët duhet të mësohen që të jetojnë me standard të dyfishta.
Duke folur për Asociacionin ai tha se për këtë nuk po shfaqin interes vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Madje ai tha se interesi i këtyre shteteve është ta forcojnë pavarësinë e Kosovës.
“Interesi i tyre ka qenë që ta shtyejnë përpara pavarësinë e Kosovës, e i joni që ta mbojmë popullin tonë. Mos prisni shumë më mirë, do të jetë e vështirë”, tha Vuçiq.
Zgjidhje të vështirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq ka paralajmëruar gjithmonë në komunikimin publik.