Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Pajtohem me Isa Mustafën, më pëlqeu qëndrimi i LDK-Së!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot në një konferencë për media se i ka pëlqyer qëndrimi i LDK-së dhe Isa Mustafës për letrat e dërguara nga Donald Trump.

Sipas presidentit serb, qëndrimi i LDK-së është pozitiv.

“Ne jemi duke pritur një vendim nga shqiptarët. Tani mendoj se është më e lehtë pas deklaratave të LDK-së. Sipas hulumtimeve, LDK është partia më e fuqishme dhe kjo jep lehtësi për një vendim” ka thënë Vuçiq, shkruan Indeksonline.

Presidentit serb i ka pëlqyer më shumë qëndrimi i Isa Mustafës lidhur me heqjen e taksës.

Isa Mustafa tha dje në një konferencë se është papërgjegjësi politike e Qeverisë e cila ka vendosur ti rrisë masat me taksën 100% për produktet e Serbisë e që është veprim që tregon jo konsideratë ndaj letrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version