Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Nuk kam nënshkruar sepse Kosova nuk është vend i njohur ndërkombëtarisht për mua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para opinionit publik ka folur për Aneksin e Marrëveshjes, për të cilën dje në Ohër ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se dje kanë pasur një raund dialogu që siç tha ai fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme në media.

“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme”

Vuçiq tha se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të të pavërtetave si në vend ashtu edhe në botë.

Kreu i shtetit serb lexoi të gjithë aneksin në konferencë, raporton Danas.

“Kjo nuk është veçanërisht e vështirë për ne. Do të ketë shumë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka firmosur asgjë në Ohër.

“ Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” tha Vuçiq.

Vuçiq deklaroi se vijat e kuqe janë “kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e saj deri deri në këto vija të kuqe.

 

Exit mobile version