6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Nuk ka kurrfarë kompromisi për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Sipas Presidentit serb Aleksandër Vuçiq Serbia dhe SHBA nuk bien dakord mbi transformimin e forcave të sigurisë në Ushtri të Kosovës.

Vuçiq ka thënë se gjitha ajo që po bisedohet në Bruksel i takon vetëm temave për paqen dhe dialogun nën kujdesin e BE, raporton B92.

“Ne e dimë se Kosova është pengesa më e madhe për integrim, kështu që Serbia është e gatshme të diskutojë mbi kompromiset e mundshme. Sidoqoftë pa marrë parasysh se sa Serbia është e vogël për fuqitë botërore për ne është e rëndësishme,  dhe mund të pranojmë vetëm një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërim. Çdo kompromis është i vështirë, por duhet të pranohet nga pala tjetër dhe nga pala e tretë, “tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se do të jetë i hapur, të kritikoj sa i përket mos realizimit të marrëveshjeve nga ana e Prishtinës, siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe i cili tani e pesë vite sipas tij po zvarritet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img