Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para fillimit të Samitit të BE-së për njohjen reciproke në mes Kosovë dhe Serbisë.
Vuçiq deklaroj se i ka thënë kancelarit të Gjermanisë që nuk do ta njohin Kosovën.
”Unë i thashë atij që ne nuk e presim atë, punë të mbarë!”, deklaroi Vuçiq.
“Iku koha kur shtetet e pavarura dhe të lira mund të shantazhoheshin. Ne erdhëm këtu te një mik. Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit. Së bashku me miqtë tanë nga rajoni, ne do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten. Ta bëjmë këtë. Se ne jemi të frikësuar dhe se jemi shumë të vegjël, e disa janë shumë të mëdhenj, lëreni me kaq, këto janë histori për fëmijë të vegjël”, u shpreh Vuçiq para mediave.