6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq nga Nishi: Pavarësia e Kosovës ndodhi për shkak se Serbia ishte e dobët

Kryeministri serb në detyrë, Aleksandar Vuçiq, i cili po kandidon për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ka thënë sot në Nish se ky shtet asnjëherë nuk do të vëjë sanksione për Rusinë.Jemi i vetmi vend në Evropë që as nuk ka vendosur e as nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë”, ka thënë me krenari Vuçiq.

“Nuk do t’ua fusim thikë pas shpine miqve tanë tradicionale”, ka shtuar tutje.

Më pas ai është ndalur edhe te Kosova, transmeton lajmi.net.

“Ka plot nga ata edhe nga jashtë edhe nga brenda që do të dëshironin që Serbia mos të jetë mjaftueshëm e fortë që të përballet me sfidat që i dalin përpara. Ndodhi edhe largimi i serbëve dhe dhuna ndaj tyre në Kosovë, por edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës. Të gjitha këto ndodhen për shkak të Serbisë së dobët dhe përçarjes së serbëve”, ka thënë Vuçiq.

“Një Serbi e fuqishme dhe e fortë, e shpejt, një Serbi më e mirë gjithmonë e ka të gatshme edhe përgjigjen e fuqishme”, ka thënë ai, duke kërcënuar tërthorazi Kosovën.

“Votoni edhe për ata që vlerësojnë se Serbia është fajtore për të gjitha luftërat, të cilën vlerësojnë se Kosova është shtet i pavarur, se Republika Serbe është krijesë gjenocidale”, ka thënë tutje ai.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill, kurse sipas sondazheve, Vuçiq mund të fitojë qysh në raundin e parë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img