Site icon PrishtinaPress

Vuçiq nga Londra e quan ‘akt terrorist nga një shqiptar’ vrasjen e policit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq derisa po qëndron në Londër, e ka quajtur ‘akt terrorist’ vrasjen e policit serb, të cilën sipas mediave serbe, raportohet ta ketë kryer një kosovar.

Vuçiq nuk ka komentuar gjatë rastin, veçse bëri të ditur se do ta ndihmojnë familjen e policit serb të vrarë, transmeton klankosova.tv.

”Edhe një herë dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së Nikolla Krsmanoviqit, policit tonë që u vra nga ky shqiptar në një akt terrorist. Ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë familjen, t’i shprehim ngushëllimet tona. Fatkeqësisht, ne nuk mund ta kthejmë atë jetë të re”, tha ai

Exit mobile version