2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq nga Katari merret me Kurtin: Askush nuk mund të ndikojë në trurin tim që të heq dorë nga Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Katar ku po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga OKB-ja në nivel shtetesh dhe qeverish.

Vuçiq është kujdesur që edhe nga Katari të flasë për çështjen e Kosovës ku e ka përmendur edhe kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti ka të drejtë kur thotë se ai në çdo bisedë flet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kurti ka të drejtë, “unë kam pengesë në të folur”, i përmbahem ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Nuk ka logoped, edhe pse ai nuk ka asnjë lidhje me të, ose dikush që mund të ndikojë në trurin tim, i cili mund të ndryshojë diçka të ngjashme në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Presidenti serb theksoi se Serbia do të përballet edhe më shumë me presion.

Duke e komentuar takimin në Bruksel, ai tha se edhe përfaqësuesit e BE-së shpresonin se mund të firmoste diçka “të dëmshme” pasi të njëjtit ishin të shqetësuar vetëm për karriget e tyre e jo për Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img