Të mërkurën më 19 korrik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic në Bruksel.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Zyra për Media e NATO-s.
“Të mërkurën, më 19 korrik 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Presidentin e Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq, në Bruksel”, thuhet në njoftim.
Të dy, pas takimit do të bëjnë deklarime të përbashkëta për media.