Sipas Vuçiqit, arsye e parë për arritjen e një marrëveshjes me Kosovën, është nevoja për paqe afatgjatë, dhe një zgjidhje e cila do të krijonte një siguri për të gjithë serbët.
Si arsye të dytë Vuçiq përmend progresin ekonomik të shtetit serb, si dhe pengesat që shfaqen aktualish
Arritjen e investitorëve të huaj dhe përmirësimin e imazhit të Serbisë, Vuçiq e ka cilësuar si arsye të tretë se përse është e nevojshme kjo zgjidhje me Kosovën.
E duke qenë i drejtëpërdrejtë, Vuçiq është shprehur se nëse nuk arrihet një zgjidhje me Kosovën, është në pyetje edhe demografia e Serbisë, ngase siç thotë ai nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, në vitin 2050 do të jenë rreth një milionë serbë më pak.
Kujtojmë se ndër të tjera, Vuçiq në këtë konferencë tha se zgjidhja me Kosovën do të jetë e dhimbshme për të dy palët, dhe se një marrëveshje ideale nuk ekziston.