3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga dëbimi, do të reagojmë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit se Serbia do të reagojë “nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat”.

Ai ka shtuar se pret që “kryetarët e rremë” të japin dorëheqje dhe njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Sipas tij, deri atëherë nuk dëshiron të takohet dhe të bisedojë me Kurtin.

“Vendimet do t’i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka thënë se për shumë vjet “është përpjekur të ruajë paqen dhe stabilitetin” në çdo mënyrë.

“Vendi ynë ka dhënë gjithçka që të bëhet ashtu. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, këto janë fakte dhe të dhëna. Sado të mundohemi të jemi një partner serioz dhe i përgjegjshëm, jemi në rrugën evropiane, por asnjëherë nuk na kanë parë kështu. Nëse nuk vepronim në kërkesën e tyre pa kushte dhe pa diskutim, ne ishim fajtorë. E shihni edhe vet se nuk ka rrugëdalje, nuk e kemi më. Që nga fillimi i vitit asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur. Ka pasur “incidente të vogla” të të rinjve serbë dhe shqiptarë kur shqiptarët po kalonin urën në Mitrovicë”, ka pretenduar Vuçiq, transmeton Paparaci.

Vuçiq ka zbuluar se Zyra e Petkoviqit “ka grabitur” një dokument të EULEX-it.

“E dini se çfarë thotë atje? Epo asgjë. Ata vetëm e kanë ndjekur formën burokratike. Atyre vërtet nuk i interesojnë serbët. Kurti po krijon një situatë kriminale, mendova se po e bënte i vetëm, por tani e di që po e bën me mbështetjen e disa partnerëve perëndimorë. Ai keqtrajton të gjithë qytetarët e kombësisë serbe”, ka thënë Vuçiq.

“Dhe pastaj na thonë të mos ndërhyjmë, EULEX-i po monitoron. Çfarë po monitoroni, ju gënjeshtarë?”

Ai ka pretenduar se në pesë ditët e fundit ka qenë nën presion të madh për shkak të kidnapimit të policëve të Kosovës, siç thotë ai “në territorin e Serbisë”.

“Njerëzit duan të ruajnë paqen, por ata nuk e dinë se si”, vazhdon Vuçiq.

“Jam i sigurt se do të ndërmarrin hapa aktivë për Vidovdanin i cili është një ditë e rëndësishme në historinë serbe. Në Vidovdan, serbët në mënyrë paqësore do të ndërmarrin hapa në rrugën e lirisë së tyre. Ne nuk do të informojmë më askënd për asgjë, përveç asaj që është në përputhje me Rezolutën 1244. Ne do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por i paralajmërojmë të gjithë ata që do të dëbojnë serbët nga veriu i Kosovës se kjo nuk do të ndodhë” ka thënë presidenti serb dhe ka shtuar se “le të mendojnë ose le të pretendojnë se është bllof, nuk më intereson fare”.

Sa i përket sjelljes sonë politike, siç theksoi ai, “është krejtësisht e pakuptimtë të flasësh me një njeri që nuk ka dashur të flasë kurrë”.

“Dhe ne nuk kemi çfarë të themi, derisa serbët e arrestuar të lirohen, derisa të tërheqin këto norma të pakuptimta. Do t’i lini të lirë serbët e arrestuar, do t’i tërhiqni masat me të cilat nuk po i lejoni të hyjnë kamionët me mallra, që dikë ta mundoni me uri, kjo nuk do t’ju funksionojë. Dhe kjo është shkelje si e CEFTA-s, ashtu edhe e të gjitha marrëveshjeve të mundshme. Është e kotë derisa “kryetarët e rrejshëm” të japin dorëheqjen dhe të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Nëse teknikisht do të paraqitemi në ndonjë bisedë, do t’ju njoftoj 24 orë herët. Por nga kjo punë nuk përfitohet asgjë dhe teknikisht është çështje e taktikave tona”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, situata është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.

“Populli ynë është nën sulm të ashpër nga vrasësit, hajnat dhe mashtruesit. E di mjaft mirë se sa të vegjël jemi në krahasim me vendet e NATO-s, e di që politika jonë duhet të jetë zhvillimi dhe progresi ekonomik, por jam i vetëdijshëm se sa e kërcënuar është mbijetesa e popullit tonë”, përfundoi Vuçiq.

I pyetur për vazhdimin e dialogut, presidenti serb ka thënë se “Kurti dëshiron luftë me çdo kusht”.

“Çdo bisedë është e pakuptimtë, dialogu i krizës nuk ka kuptim sepse të gjithë janë të njëjtë dhe bazohen në “Vuçiq jep diçka”, nuk kam çfarë të jap më shumë. A do të vendos teknikisht të paraqitem apo jo, do të vendos për këtë, do të jetë vendimi ynë taktik”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të veprojë vullnetarisht dhe të krijojë incidente.

“Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat, atëherë do të reagojmë”, ka thënë Vuçiq

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img