3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Ne jemi të gatshëm për shumë kompromise, por Kurti s’e bën Asociacionin

Pavarësisht se në takimin e fundit në Bruksel kishte dhënë pajtimin për planin franko-gjerman, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq vazhdon të përsëris qëndrimin e tij se Serbia s’do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Këto deklarime nga kreu i shtetit serb, që bien në kundërshtim me Nenin 4 të propozimit franko-gjerman, i ka bërë në një intervistë në televizionin “Tv Happy”, duke thënë se Serbia është e gatshme për shumë kompromise, megjithatë sipas tij “shqiptarët s’do të bëjnë asgjë”.

“Serbia s’do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe s’do të ketë njohje të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë kompromise, por shqiptarët s’do të bëjnë asgjë. Serbia është një palë serioze dhe luan fer”, ka thënë të enjten mbrëma kreu i shtetit serb.

Ai ka komentuar edhe vizitën e Miroslav Lajcak në Prishtinë dhe takimin që emisari sllovak ka pasur me kryeministrin Albin Kurti. Vuçiq në këtë intervistë ka thënë se e është pothuajse i sigurt që kryeministri Albin Kurti s’do ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Unë jam pothuajse i sigurt që Kurti s’dëshiron të krijojë Asociacionin. Dhe ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së regjimit të vizave. Serbia s’ka asgjë kundër kësaj, por Perëndimi s’është i gatshëm që t’i bëjë presion Kurtit “, ka thënë Vucic.

Ai tutje ka thënë se populli serb duhet ta kuptojë edhe faktin se Serbia është e rrethuar me NATO dhe se s’ka hapësirë për të bërë lëvizje.

Teksa folur për propozimin franko-gjerman, Vuçiq ka thënë se ai është shkruar në fuqitë Perëndimore dhe se Serbia “ s’do të nënshkruajë as kapitullin e as dorëzimin”.

“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se askush nga drejtuesit e shtetit s’kanë shkruar kurrfarë plani. Ai është shkruar nga fuqitë Perëndimore nga shtetet tjera, Gjermania Franca. Unë e di secilin detaj dhe neve na duhet të dialogojmë, por s’do të ketë kapitullin as dorëzim, s’do të ketë njohje të Kosovës”, ka theksuar Vuçiq.

Vuçiq në këtë intervistë ka folur edhe për reagimet e opozitës në Serbi për planin franko-gjerman. Sipas tij është e drejtë që njerëzit të shqetësohen meqë dëgjojnë shumëçka.

“Por ata s’duhet të jenë të frikësuar sepse nuk më shkon në mendje që të nënshkruajë ndonjë kapitullin të Serbisë. Unë e solla planin në Kuvend dhe e di se sa i keq është”, ka thënë presidenti serb.

Ai tutje ka thënë se Seria duhet të bëjë përpjekje për t’i dhënë një shans pajtimit me Kosovën, por shton se “s’është i sigurt për një gjë të tillë, duke e ditur se kush është në anën tjetër”.

Vucic në këtë intervistë ka thënë se hyrja e Kosovës në Kombet e Bashkuara varet vetëm nga Serbia meqë askush s’do të kundërshtojë nëse Serbia thotë “po”, por shton se Serbia e kundërshton një gjë të tillë.

Ai tutje ka shtuar se para vetes ka dy probleme, një Kosova dhe mos vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.

Ndryshe kryeministri ri Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm që të nënshkruaj planin franko-gjerman qysh në takimin e parë të Brukselit. Kurti ka thënë se diçka të tillë s’ka qenë në gjendje që ta bëjë presidenti i Serbisë. Mes dy lidërve do të ketë dhe një takim të radhës me 18 mars në Ohër.

Megjithatë BE-ja ka bërë të ditur se palët duhet të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit që marrëveshja të bëhet ligjërisht obligative.

Miroslav Lajcak ndërkohë ka filluar përgatitjet për këtë takim. Që nga dje është duke qëndruar në Prishtinë ku ka diskutuar me krerët e shtetit për dialogun dhe Aneksin e Implementimit. Për takimin me Kurtin, Lajcak ka thënë se ia ka plotësuar pritshmëritë dhe se tani e di shumë mirë se cilat janë kërkesat e Kosovës. Në fillim të javës së ardhshme, Lajcak me të njëjtin qëllim do të udhëtojë edhe drejt Beogradit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img