Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Në Bruksel do të bëhet dialog i matur

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vazhdimi i dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të mbahet me “diskutime të matura” dhe të gjithë do ta kuptojnë se stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është një parakusht kyç për përparim.
Sipas Vuçiq, Serbia do të vazhdojë të ketë një qëndrim njerëzor ndaj emigrantëve dhe nuk do të ngris mur, transmeton lajmi.net.

“Edhe pse është llogaritur se 2017 do të jetë vit i trazirave të tmerrshme politike, për mua nuk do të ketë gjëra të tilla”, ka thënë ai.

Ndërsa për sa i takon modernizimit të ushtrisë serbe, Vuçiq ka deklaruar se kjo nuk do të thotë se ata do të kenë aspirata ekspansioniste ndaj ndokujt, duke shtuar se nuk do të futet askush në shërbim ushtarak në mënyrë të obligueshme.

Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit do të mbahet nesër në Bruksel me ndërmjetësuesen, Federica Mogherinin, përfaqësuese e lartë e BE-së.

Exit mobile version