14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Me Thaçin, Mustafën, Hotin e Haradinajn merreshim vesh për diçka, me Kurtin për asgjë

Pas takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk është ndarë aspak i knaqur ku deklaroi se Kurti po kthehet në shekullin e 19’të.

Mirëpo, Vuçiq ka thënë se nuk i ka ndodhur më parë e njëjta gjë me ish-liderët kosovarë, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn.

Vuçiq ka deklaruar për RTS-në se me ish-liderët kosovarë të paktën është marrë vesh për disa gjëra.

“Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është. Tani nuk mund të biem dakord për asgjë, ata thonë se Serbia është fajtore për gjenocid”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, kjo është një politikë e re që kosovarët po përpiqen ta shtyjnë përpara në të gjithë rajonin për ta dëmtuar Serbinë, pasi siç theksoi ai është më e fort ekonomikisht sesa vendet tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img