8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Më 20 janar na pret një takim i madh me Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka treguar kundërpërgjigjen që ia kishin kthyer BE-së, Gjermanisë dhe Francës lidhur me planin franko-gjerman.

Vuçiq ka thënë se i kanë treguar vijat e kuqe të Serbisë sa i përket marrëveshjes me Kosovën.

Ndërsa, ka përmendur takimin e tij me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak,që sipas tij pritet të mbahet me datën 20 janar të këtij viti.

Vuçiq e ka quajtur këtë një takim të madh.

“Ne presim dhe ju falënderojmë për faktin që delegacioni amerikan insistoi në zbatimin e marrëveshjes dhe një takim i madh na pret në datën 20 me Miroslav Lajçak. Të shohim si do të duket”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug.

Për Asociacionin, Vuçiq është shprehur se nuk është e mundur që diçka e tillë të arrihet në përputhje me ligjin.

“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë lind pyetja se çfarë kemi negociuar në radhë të parë dhe çfarë kemi negociuar në radhë të parë. Ne i kemi zhvilluar negociatat pikërisht sepse e dimë se nuk është aspak e mundur të arrihet kjo në përputhje me aktet ligjore dhe legjislacionin e njërit, tjetrit apo të tretë”, ka thënë Vuçiq./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img