7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar me urgjencë ndaj letrës që i kanë dërguar përfaqësuesit e Listës Serbe dhe ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër.

“Në emër të popullit serb që jeton në Kosovë, dhe në lidhje me njoftimin e kryeministrit Albin Kurti se më 1 nëntor do të fillojë sekuestrimin e pronës së qytetarëve tanë dhe automjeteve me targa serbe, ne përfaqësuesit politikë të serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, kërkonjmë takim urgjent me presidentin Aleksandër Vuçiq”, njoftojnë nga Lista Serbe.

Siç thuhet në njoftim, “Njoftimet për veprime të dhunshme ndaj popullit tonë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, veçanërisht në veri të Mitrovicës shkaktojnë frikë dhe pasiguri, dhe është e nevojshme që urgjentisht të takohemi dhe të pajtohemi se si të ruhet paqja dhe siguria e qytetarëve, por edhe interesat jetike të popullit tonë, sepse është e qartë për të gjithë se populli ynë nuk pajtohet me lëvizjet e njëanshme të Kosovës, e cila synon të dëbojë çdo gjë që është serbe nga këto treva”.

“Deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti tregojnë qartë se në Kosovë nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje dhe kompromis, por vetëm dëshirë për të shkaktuar kriza dhe tensione, veçanërisht në veri të Mitrovicës. Populli serb që jeton në Kosovë i beson Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, dhe së bashku do t’u përgjigjemi të gjitha sfidave që na presin”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img