15.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq, Lajçakut: Veprimet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

Vuçiq përmes një njoftimi, ka thënë se “kanë folur për situatën në Kosovë” dhe ato që i cilëson ai si “kërcënime ndaj popullit serb”.

“E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se veprimet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk dihet nëse ai do të ketë një takim me Vuçiqin këto ditë.

Ditë më parë, Lajçak ka diskutuar për dialogun edhe me zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, po ashtu në Davos, me të cilin ka biseduar për tema të dialogut, me theks të veçantë nevojën për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo Marrëveshje është arritur në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel.

Në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët janë pajtuar për një aneks zbatimi, por sipas zyrtarëve të BE-së nuk janë marrë hapa në atë drejtim.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur procesin e dialogut, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, qysh më 2011.

Palët kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img