4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq-Lajçakut pas aksionit të Kosovës në veri: Ndali ose do t’i ndalim ne

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mbajtur një takim urgjent në kazermat ushtarake të Serbisë në Rashkë, për të rënë dakord, siç u tha, se çfarë të bënin pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri.

Ai tregoi se ka folur me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit tha se i ka kërkuar “t’i ndalojë” veprimet e institucioneve të Kosovës.

“Ndaloni ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, ne do t’i ndalim”, deklaroi Vuçiq se i ka thënë Lajçakut.

“Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj i bënë ata të tërhiqeshin. Megjithatë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti për atë që po e bënin sot, dhe ky nuk është një vend i BE-së”, tha kreu i shtetit serb.

Vuçiq theksoi se në reagimin e tij, Bashkimi Evropian nuk i përmendi të dy palët, por e akuzoi Kosovën për tensionimin e situatës në veri të vendit.

“E vetmja gjë është se BE-ja nuk i përmendi më dy palët”, tha Vuçiq.

Ai tha se Kosova u cyt nga fuqi të mëdha për aksionin e sotëm.

“Është dëshira e një pjese të fuqive të mëdha perëndimore për të destabilizuar dhe shembur gjithçka, në mënyrë që ata t’i menaxhojnë më mirë proceset, sepse kjo është gjithçka që mund të bëjnë”, tha Vuçiq në këtë takim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img