Presidenti serb, Aleksander Vuçiq tha se kryeministri i iKosovës, Albin Kurti, po e shkatërron sistematikisht popullin serb në Kosovë, duke shtuar se serbët në Kosovë dhe Metohi po kalojnë në ferr.
“Nuk mund të justifikohet vrasja e një polici, pa marrë parasysh se ai polici, me ligj, nuk ka çfarë të bëjë në veri. Nuk ka asnjë justifikim për këtë, organet kompetente duhet të reagojnë për këtë. Kurti ka shkatërruar sistematikisht dhe vazhdon ta shkatërrojë popullin serb. Ai e urren popullin serb. Ai mendon se populli serb është Rashiq, Radomiroviq dhe të mjerë të tjerë që i shërbejnë të gjithëve kundër popullit të vet”, tha Vuçiq për RTS.
Ai tha se nuk e dinte se cila ishte ideja e serbëve që u mblodhën dhe u përleshën me policët e Kosovës, por theksoi se ishte i sigurt se ata shkuan të ruanin shtëpitë e tyre dhe të përgatiteshin për sulme të ardhshme.