Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gazetën “Die Presse”, duke thënë se ky i fundit po tenton të viktimizohet.
Pasi Kurti tha se kufiri i Kosovës dhe Serbisë është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë, Vuçuqi është përgjigjur se Serbia e di ku i ka kufijtë e vet, raportoi KosovoOnline.
“Serbia i ka kufijtë e saj, as kufij të Rusisë e as të NATO-s, por të sajin, të përcaktuar me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244. Ne kemi vendin tonë, me të cilin krenohemi, Serbinë. Nuk i përcaktoni ju kufijtë, por ligji ndërkombëtare”, tha Vuçiq.
Ai ka shtuar se Kurti përpiqet të paraqitet si viktimë, apo si një Zelensky i ri, dhe atë (Vuçiqin) si një Putin të vogël.
