Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Kurti nuk ndalet, kërkon luftë, duhet të ecim përpara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se fajet për situatën në veri i ka Kosova, dhe sipas tij, këtë e dinë edhe shtetet e perëndimit.

“Aktorët kryesorë në Perëndim e kanë të qartë se fajin kryesor e ka regjimi i Kurtit”, deklaroi Vuçiq dhe shtoi se nuk është i sigurt se është arritur kulmi i përshkallëzimit.

Siç thotë ai, kryeministri kosovar Albin Kurti nuk do të ndalet, dhe sipas tij, Kurti nuk dëshiron formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ai dëshiron luftë dhe konflikt, kjo i mungon biografisë së tij. Ai do që të na fusë në konflikt me NATO-n”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se Serbia tani duhet të jetë e kujdesshme

Exit mobile version