-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Kurti dëshiron arrestimin e serbëve që e mbrojnë veriun

Qëllimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “është të arrestojë të gjithë serbët që janë të aftë fizikisht dhe intelektualisht të mbrojnë veriun”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para gazetarëve, siç e cituan mediat serbe.

Kjo pas ndalimit të djeshëm – jo arrestimit – të një serbi të dyshuar për lidhje me Millun Millenkoviq “Lluna”, siç konfirmoi dje zëdhënësi i policisë për rajon të veriut, Veton Elshani.

Vuçiq iu kthye frazave të tij të kahershme se “Serbia s’do ta ketë të lehtë”, por shtoi se “as Kurti s’do ta ketë aq lehtë siç ka paramenduar”.

Një serb është ndaluar një ditë më parë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurisë Speciale të Kosovës, konfirmoi për Nacionalen zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Veton Elshani. Megjithatë, Elshani tha se nuk ka të bëjë me arrestim, por vetëm me ndalim, ku ai do të intervistohet nga Prokuroria.

“E kemi ndalu me urdhëresë të Prokurisë Speciale. Jemi duke e intervistuar. Serbi në fjalë ka të bëjë me Llunën”, na ka thënë Elshani.

Mediat serbe raportuan se personi në fjalë është Aleksandar Alagiq, 26 vjeçar, i cili drejton klubin e kikboksit që më parë drejtohet nga Millun Millenkoviq Llune, i cili është arrestuar muaj më parë nga policia kosovare nën dyshime për terrorizëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img