-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Kosova, pengesa më e madhe e Serbisë në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Serbisë, ALeksandar Vuçiq, ka pranuar se pengesa më e madhe e Serbisë drejt rrugës së BE-së është Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për Serbinë pengesa më e madhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian është Kosova.

Këto deklarata Vuçiq i bëri pasi që komisioneri Johannes Hahn, gjatë ditës së djeshme kishte thënë se Kosova nuk është problemi i vetëm vendimtar për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Por problemi më i madh është Kosova. Në raportin e tij, Komisioni Evropian ka shënuar progres në sundimin e ligjit. Nëse BE-ja në fillim ka deklaruar se Kosova është i vetmi kusht për anëtarësimin tonë, ky kusht i BE-së pati ngjallur mjaft reagime si në spektrin politik ashtu edhe te qytetarët. BE-ja vetëm e ka bërë vënë këtë kusht për Serbinë, por akoma nuk e ka hapur asnjë kapitull dhe nuk ka asnjë datë për pranim”, deklaroi më tutje Vuçiq.

Vuçiq në një intervistë për “TV Pink”, ka folur edhe për dialogun në mes të Serbisë e Prishtinës.

Sipas tij, ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, po bëhen gjithnjë e më të vështira, pasi siç u shpreh ai, tashmë është e qartë që nuk mund të ketë një zgjidhje në mes të Prishtinës e Beogradit për shkak të situatës politike aktuale në Kosovë e Serbi.

Vuçiq në këtë intervistë po ashtu foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL si dhe formimin e ushtrisë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, nëse Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL atëherë, Serbisë do t’i vështirësohej puna edhe më shumë, përderisa siç u shpreh ai, shqiptarët do të festojnë dhe më nuk do të bëjnë asnjë kompromis.

Sa i përket korrigjimit të kufijve, Vuçiq theksoi se edhe vet ndërkombëtarët po e kundërshtojnë një ide e tillë, pra siç u shpreh ai, disa prej ndërkombëtarëve nuk e shohin të nevojshme të flitet për korrigjimin e kufijve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img