4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë, ishte dhe do të jetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ashpërsuar retorikën në prag të zgjedhjeve parlamentare e lokale që do të mbahen më 17 dhjetor.

Ai në një tubim parazgjedhor në Leskoc, teksa iu drejtua turmës, ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë”.

Po ashtu është shprehur se gjithmonë është marrë me tema të vështira, që të tjerët sipas tij, u kanë ikur.

“Të gjithë do të donin të thoshin se Kosova është zemra e Serbisë, por nëse do të mund të shmangeshin nga presionet ndërkombëtare, të mos e fusin ‘kokën në çantë’, pasi këtë do e zgjidh Vuçiqi. Gjithmonë e përsëris, Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, e shkruar në Kushtetutë. Ishte dhe do të jetë”, ka thënë ai, përcjellin mediat serbe të dielën.

Po ashtu ka theksuar se, ndryshe nga ata që duan të bëhen heronj, duke sakrifikuar fëmijët e të tjerëve, ai u shpreh se do t’i mbrojë të gjithë, përfshirë edhe Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ka shtuar se ka shkuar në Bruksel më shumë se 200 herë, sipas tij, për shkak të Kosovës.

Së fundi, edhe Bashkimi Evropian ia ka vënë kusht Serbisë njohjen de fakto të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img