Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.Vuçiq tha se takimi do të mbahet nesër në ora 8:00 në Bruksel.
Një nga temat që do të diskutohet është edhe ajo e targave. Ai tha se nuk është optimist për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndryshe, sonte në mesnatë pritet të hyjë në fuqi masa e dytë e Qeverisë, ajo e shqiptimit të gjobave prej 150 eurove për veturat me targa ilegale.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, por deri më tani s’ka marrë përgjigje./Prishtinapress/