1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq komenton deklaratën e Cameronit për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili tha se “ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe”.

Vuçiq tha se ndihet i zhgënjyer nga Cameron derisa po përmendte lidhjet e mira me Rusinë nga Shtëpia e Rusisë në Beograd.

“Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është prokurë e Rusisë, si dhe ato rrëfime se ne jemi ata që destabilizojmë rajonin”, pretendoi Vuçiq, raporton RTS, transmeton Gazeta Express.

“Ne do të vazhdojmë të kemi politikën tonë të pavarur edhe në çështjen e Federatës Ruse dhe në çështjen e shumë të tjerave”.

Gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha dje se duhet të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit

“Ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe. Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Nëse BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë këtë zhgënjim, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata. Por, nga bisedat që kam pasur kam ndier se ka zhgënjim sepse Banjska ishte një moment i një rreziku të madh”, tha Cameron.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img