Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq kishte dërguar një mesazh kërcënues se nëse nuk lirohet drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe nuk largohen nga Mitrovica e veriut trupat e Njësisë Speciale, do të dërgonte ushtrinë e Serbisë në pjesën Jugore të Kosovës.
Sipas burimeve të “Novostit”, presidenti serb kishte kërkuar që largimi i ROSU-s duhet të jetë i menëjhershëm nga veriu, transmeton lajmi.net.
“Presidenti Aleksandar Vuçiq kishte ndaluar depërtimin e mëtejshëm të forcave speciale shqiptare në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe për të parandaluar eskalimin e dhunës, mesazhi ishte i qartë se ushtria serbe është e gatshme për të hyrë në provincën jugore, nëse njësia ROSU nuk tërheq mbrapsht në Prishtinë dhe Marko Gjuriq nuk lirohet menjëherë”, thonë burimet e Novostit.