12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq kërkon përkrahjen e Kishës rreth vendimeve për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirija dhe Sinodin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe, dhe siç është pretenduar, kanë biseduar për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia në nivelin politik ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me Kosovën.

Siç ka publikuar Vuçiqi në profilin e tij në Instagram, ai me patriarkun dhe peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, kanë diskutuar të gjitha çështjet “me rëndësi fatale për popullin dhe vendin e tyre, si dhe vështirësitë që po i presin në niveli politik ndërkombëtar, veçanërisht për Kosovën”.

“Si gjithmonë, dëgjova me vëmendje mendimin e patriarkut dhe të ipeshkvijve të respektuar, me të cilët u pajtova se uniteti i popullit, sidomos në kohë sprovash të mëdha, është shtyllë e ruajtjes së interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, si dhe se Kisha, si një nga institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, ka një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e këtij uniteti”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img