Site icon PrishtinaPress

Vuçiq kalon në nivel tjetër, i cakton vetë çmimet e produkteve, në konferencë shfaqet me shportë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media në Beograd ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje me prodhuesit dhe tregtarët për uljen e çmimeve në dyqane, në të gjitha rrjetet e shitjes, për 20 produkte bazë. Këto produkte, nga e mërkura do ta kenë tiketën “çmim më i mirë”

“Kam kërkuar nga ministri i Tregtisë, Tomislav Momiroviq, që të përpiqemi të bëjmë disa gjëra në përpjekje të përbashkëta me prodhuesit dhe tregtarët dhe u jam mirënjohës të gjithëve”, ka thënë Vuçiq në konferencë ku edhe mbante një shportë me produkte përpara vetes.

Vuçiq ka numëruar një nga një produktet të cilat do të shënohen me logon “Çmimi më i mire”./Express/

Exit mobile version