7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq ia përmend Rusisë themelimin e ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihail Bogdanov, dhe me të ka biseduar për zhvillimin e mëtejmë të partneritetit strategjik. Ata janë pajtuar se vazhdimi i takimeve të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet kontribuon shumë në marrëdhëniet përmbajtësore dhe në bashkëpunimin e gjithanshëm.

Vuçiq e ka falënderuar zyrtarin rus për përkrahjen që Rusia ia bën tërësisë territoriale të Serbisë që manifestohet përmes aktiviteteve të harmonizuara në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri serb, njofton “Novostionline”, ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar dialogut si mënyrë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me mjete paqësore e diplomatike.

Ai e ka njohur Bogdanovin me rrethanat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor duke përmendur paralajmërimin për themelimin e ushtrisë së Kosovës, siç tha ai, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

Zëvendësministri rus Bogdanov ka theksuar se Rusia nuk përzihet në punë të brendshme të vendeve e ka shtuar se çdo destabilizim i Ballkanit Perëndimor ndikon në rrethanat botërore dhe për këtë arsye Rusia e përkrah politikën e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img