Këto deklarata u pasuan me kundër-reagime të ashpra në Kosovë dhe me gjerë, por ajo që ishte më ndryshe kësaj herë, në Serbi pati shumë kundërshti për një gjë të tillë.
Ishin mediat dhe opinioni i gjerë serb që kundërshtuan “ridërgimin e ushtrisë në Kosovë”, shkruan lajmi.net.
Dhe, duke i parë edhe reagimet ndërkombëtare, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq duket se ka reflektuar.
Ai në ditët e fundit është mundur të jetë me pak radikal sesa Nikoliqit, duke thënë se armët nuk kanë çka kërkojnë më në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Përveç kësaj, Vuçiq duket se e ka treguar fuqinë e tij edhe në raport me Nikoliqin. Mediat serbe raportojnë se Vuçiq dje ia ka ndaluar Nikoliqit që të flas për “luftën e re me Kosovën”.
“Kryeministri ka kërkuar që mos të bëhen komente rreth luftës”, shkruan “Blic”, derisa në titull kryesor ka fjalinë: Vuçiq ia ka ndaluar Nikoliqit të flasë për luftë.