1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq i urdhëron zyrtarët shtetërorë për ta mohuar në mënyrë të ndyrë masakrën e Reçakut

Beogradi e ka vazhduar propagandën e ndyrë duke e mohuar masakrën të cilën e kreu 24 vjet më parë në Reçak.

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nikola Selakoviq ka deklaruar se në Reçak kanë eliminuar siç thotë ai “terroristë”, duke iu referuar viktimave të masakrës – një krim makabër i kryer nga Serbia dhe i mohuar edhe tash nga regjimi autoritar i Aleksandër Vuçiqit.

Sipas Selakoviqit më 15 janar 1999, Serbia i ka luftuar “formacionet terroriste” dhe e vazhdon trillimin duke thënë se “shefi i atëhershëm i OSBE-së ka William Walker ka manipuluar”, por pa ofruar as një fakt se ku ka qëndruar “manipulimi”.

“Manipulimi i shkathët i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare nën firmën e OSBE-së dhe udhëheqjen e William Walker e shndërroi këtë veprim antiterrorist në shkak të agresionit të NATO-s kundër atdheut tonë në vitin 1999”, ka propaganduar Selakoviq, ka raportuar Tanjug.

Ndërkaq në Kosovë krerët institucionalë dhe ata të opozitës kanë përkujtuar këtë krim të rëndë të Serbisë mbi civilët shqiptarë.

Masakra kishte tronditur botën dhe rrjedhojë me intervenimin e NATO’s që i dha fund më pas pushtimit serb mbi Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img