10.7 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq-i reagon pas mungesës së himnit kombëtar të Serbisë gjatë vizitës së Nishanit

Askujt nuk do t’i mundësojmë që të ëndrrojë në kurriz të territorit tonë dhe interesave vitale të kombit tonë, ka thënë kryeministri ser, Aleksandar Vuçiq.

Ai e tha këtë se kur u pyet për të komentuar mbi vizitën e presidentit shqiptar, Bujar Nishani, në komunat shqiptare në Serbi.

“Me asgjë nuk jemi të frikësuar, jemi vend i hapur, gjithkush është i mirëpritur, por ai që mendon se mundet ose që guxon të dëmtojë integritetin e vendit, përgjigjja ime është – mos e bëni këtë, dhe as mos u përpiqni për këtë”, tha kryeministri serb, raporton B92.

Mendoj se kemi vepruar në mënyrë të mençur dhe racionale, tha Vucic, duke shtuar se Presidenti shqiptar është pritur si çdo mysafir.

Vuçiq-i porositi se “ne e dimë se si të mirëpresim çdo mysafir”, se atje është edhe kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë Jugore, Zoran Stankoviq, por ai vuri në dukje se “nuk është e mirë që nuk kishte himn kombëtar të Serbisë në pritje”.

Siç vuri në dukje, Stankoviq i di protokollet e shtetit serb, por porositi se “ata që ëndërrojnë një ëndërr tjetër, e jo fabrika të reja, që janë ëndrrat tona, që t’i harrojnë”.

“As mos u përpiqni, ndërsa unë u dëshiroj që të kalojnë mirë”, ka thënë thënë kryeministri i Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img