4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq i reagon Macronit nga Kina: E kemi dënuar sulmin në Banjskë, e lus ambasadorin francez t’ia çojë deklaratat

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kinë, ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili i ka kërkuar që të dënojë qartë sulmin terrorist të Banjskës.

Vuçiq ka thënë se “e ka bërë një gjë të tillë qysh atë ditë”, dhe ka kërkuar që ambasadori francez në Beograd, Pierre Cochard, t’ia përcjell ato deklarata presidentit francez.

“Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera. Kur është fjala për kërkesën e tij për të dënuar ngjarjen në Banjska – ne e bëmë atë në të njëjtën ditë. Po i kërkoj ambasadorit francez në Serbi Cochard t’i dërgojë disa nga ato deklarata. Mendoj se edhe ia kam thënë, është e rëndësishme që ne të përpiqemi t’i zgjidhim gjërat me dialog”, ka thënë kreu i shtetit serb. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img