Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në Vjenë se ua ka përcjellë bashkëbiseduesve të tij, kancelarit austriak Karl Nehammer dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban qëndrimet e Serbisë për situatën në Kosovë, “çfarë mendon për të dhe çfarë shpreson”.
“Unë fola për këtë dhe shpreha pikëpamjet e Serbisë, por për shkak të qëndrimit të ndryshëm ndaj natyrës juridike të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk dua të flas më tej për këtë dhe të mos i vendos nikoqirët apo mysafirët e tjerë një pozitë e pakëndshme”, ka thënë Vuçiq i pyetur nga një gazetar, a kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë.
“E thashë atë që mendoj dhe çfarë shpresoj”, ka shtuar Vuçiqi.