Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: I kemi miq edhe evropianët edhe rusët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia i konsideron evropianët dhe rusët “miq të vërtetë”.

Ai në një intervistë për Washington Post theksoi se megjithatë Moska ishte në anën e Beogradit në Këshillin e Sigurimit të OKB kur të tjerët nuk ishin.

Kjo deklaratë e tij vjen pak ditë pas vizitës që i bëri Moskës ku e tukaua me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Dy presidentët gjatë takimit kanë biseduar edhe për Kosovën, transmeton Klan Kosova.

 

Exit mobile version