Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, iu është “ankuar” këtij në fundit, duke thënë se “Kosova në kundërshtim me të gjitha aktet e së drejtës ndërkombëtare publike, po përpiqet të ndalojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme”.
Vuçiq ka bërë të ditur në Instagram se ka pasur një bisedë shumë të mirë dhe domethënëse me ministrin Lavrov.
“Kam takuar ministrin Lavrov, si përfaqësues i një shteti anëtar të OKB-së, se Prishtina, duke shkelur të gjitha aktet e së drejtës publike ndërkombëtare, po tenton që Listës Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se ata së bashku shprehën shqetësimin për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska dhe ranë dakord se pajtueshmëria e plotë me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
“Temat e diskutimit ishin sanksionet e shpallura ndaj NIS dhe u organizua një takim i ekspertëve nga Serbia dhe Rusia sapo të shpallen sanksionet amerikane. Gjithashtu diskutuam për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, konfirmuam miqësinë mes vendeve tona dhe shprehëm besimin se me angazhimin tonë më të madh mund ta rrisim shkëmbimin tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, përfundoi Vuçiq.