0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Haki Abazi i ka financuar deputetët e opozitës në Serbi me qindra miliona

Në Kuvendin e Serbisë për dy ditë radhazi është diskutuar për planin franko-gjerman lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ky diskutim ka eskaluar në disa raste, pasi që opozita serbe ka tentuat ta sulmojë Vuçiqin me arsyetimin se e ka dorëzuar Kosovën dhe po e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Brenda këtyre diskutimeve, Vuçiqi në rol edhe të kryeministrit, kryeparlamentarit e gjithçka tjetër, ka folur gjerë e gjatë për çdo gjë, dike nisur nga lista e zezë e vitit 1999 ku ishte edhe ai, pastaj për lirimin e Albin Kurtin nga burgu në kohën e Koshtunicës e deri te Haki Abazi.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, Vuçiq u ka thënë atyre se janë financuar dhe kanë marrë para nga Haki Abazi dhe Rokfeller Brothers.

“Në pyetje janë qindra milionë euro”, ka thënë Vuçiq, përcjell Demokracia.com.

Po ashtu në një rast tjetër po sot, Vuçiq ka thënë: “Se sa keq kemi negociuar në Bruksel tregon edhe deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili i është gëzuar aksionit tuaj dje në Kuvend dhe iu ka mbështetur, si dhe ju ka financuar, duke thënë se Asociacioni është lak në fyt për Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img