3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Greqi.

Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se me Zelenskyn ka folur edhe për situatën në Kosovë.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vuçiqi.

Gjatë paraqitjes në konferencë pas takimit, ai ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.

“Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se u diskutua për forma të ndryshme bashkëpunimi, sepse edhe pse sipas tij Ukraina është në luftë, ajo duhet të mendojë se si ta rindërtojë vendin.

Në Greqi është edhe kryeministri Albin Kurti i cili pritet sot ta takojë homologun e tij grek, Kyrgios Mitsotakis.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img