Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se shpreson të takohet me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar në Shtetet e Bashkuara, sepse ai dëshiron t’i “tregojë atij në sy” se çfarë mendon për deklaratën e tij për formimin e Qeverisë në Mali i Zi.
Vuçiq ka thënë në emisionin “Tv Pink” se Escobar ka thënë se nëse ato parti që udhëheqin politikë antiperëndimore hyjnë në Qeverinë e Malit të Zi, kjo do të thotë se Mali i Zi “i nënshtrohet presionit të një vendi tjetër, duke iu referuar Serbisë”.
Ai thotë se askush nuk duhet të ndërhyjë në këtë, përveç vendit të tij (SHBA). Shpresoj se do ta takoj për t’i treguar në fytyrë se çfarë mendoj për këtë – tha Vuçiq.