1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Është e rëndësishme të arrihet marrëveshje me Kosovën edhe nëse Serbia nuk hyn në BE

Një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën duhet të ketë një konsensus të gjerë dhe vullnetin e shumicës së shoqërisë – ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë një interviste për ‘Novosti’, Vuçiq ka thënë se është në interesin e Serbisë të arrihet një marrëveshje me shqiptarët, pavarësisht nëse me këtë Serbia do bëhej ose jo anëtare e BE-së.

“Ne duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi, kjo duhet të kuptohet edhe nga shqiptarët sepse nuk do të ketë asnjë të ardhme nëse nuk ka marrëveshje. Serbia të bëj gjithçka dhe të mos marrë asgjë është jo realiste dhe e pamundur”, është shprehur presidenti serb, përcjell lajmi.net.

Vuçiq ka theksuar se është e vështir të dalin me një propozi të ri pasi fuqitë e mëdha perëndimore dalin nga fakti se çështja territoriale e Kosovës është zgjidhur duke fituar pavarësinë e saj.

Ai ka shtuar se do të dal me propozimin e tij kur të arrihet një rezultat i caktuar.

Sa i përket themelimit të Asociacionit, Vuçiq ka thënë se zbatimi i kësaj marrëveshje është vonuar dhe po vazhdon të vonohet, dhe ka shprehur habinë se pse Bashkimi Evropian nuk po reagon ndaj kësaj çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img