Milan Mojsiloviq shef i shtabit të ushtrisë serbe ka thënë se ka marrë urdhër që të niset drejt Rashkës. Sipas tij, ushtria serbe duhet jetë afër kufirit me Kosovën.
Sipas tij “kjo është e nevojshme për shkak të situatës së krijuar”.
Ai ka pasur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeminsitren serbe, Ana Bërnabiq – por detaje për përfundimet e takimit nuk ka dhënë.
“Detyrat që i janë dhënë Ushtrisë Serbe dhe mua janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata atje është e ndërlikuar dhe komplekse dhe kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë vijës administrative”, ka deklaruar ai.
Komandanti serb nuk ka folur për zhivllimet në Zubin Potok, ku është sulmuar një patrullë e KFOR’it.
Ai deklaroi se nuk i ka informacionet në dispozicion.
Beogradi ia ka dorëzuar KFOR’it një kërkesë absurde për vendosjen e 1 mijë forcave serbe në Kosovë. Zyrtarisht, ende s’kanë marrë përgjigje.