Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin amerikan, Christofer Hill, me rrjedhën e bisedimeve dhe i ka shprehur atij shqetësimin për sigurinë e qytetarëve serbë në Kosovë.
Këtë deklaratë, Vuçiq, e ka bërë përmes rrjetit të tij social, Instagram, ku poashtu shprehet se e ka falënderuar Ambasadën Amerikane, për angazhimin në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e eskalimit të situatës, transmeton klankosova.tv.
Vuçiq pretendon se Serbia, mbetet e përkushtuar për dialogun dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në rrugë paqësore, në mënyrë që të ruhen paqja dhe stabiliteti edhe ashtu vështirë të arritura në të gjithë rajonin.